“Babi Zenit” të pres me qetësi .." Bardhi i përgjigjet Berishës

Deputeti demokrat iu kundërpërgjigj kryetarit të PD-së Sali Berisha I cili e akuzon si bashkëpërgjegjës me kreun e grupit të PS-së Taulant Balla për vrasjen e PjerinXhuvanit në Elbasan.

““Babi Zenit” të pres me qetësi përfundimin e hetimit, dhe do kuptojë që unë as braktisë e as mohoj askënd. Ai duhet të ndjehet i turpëruar që barazoi sakrificën e demokratëve me Bandat e Elbasanit. Unë nuk jam “Babi i Zenit”, që nuk e njeh baxhanakun e tij për të mbrojtur Zenin!” shkruan Bardhi në një postim në face book.

Çfarë deklaroi sot Berisha për Gazmend Bardhin

Sali Berisha: “Tradhëtia, Pjerin Xhuvanin e vranë për së dyti Taulant Balla, Gaz Bardhi, Edi Rama dhe Ardi Veliu sepse donin ta mbyllnin çështjen Paplekaj Xhuvani. Aty mund të kishim pasur 4 të vdekur ne. Mënyra kriminale të cilën e trajtoi Ardi Veliu, mënyra e turpshme prej dezertorësh dy nëndrejtorëve të policisë. Lanë të zhvillohej një dramë e tillë kur ishin 10 policë. Mashtrimi që bëri policia bashkë me Alfred Shehun se nuk kishte materiale dhe e morën peng Grecën, është një nga ngjarjet më të shëmtuara që tregon moralin e vërtetë të Edi Ramës dhe grupit të tij.”

Gaz Bardhi! E keni dëgjuar ndonjëherë të flasë Gaz Bardhi? Është në burg Paplekaj. Paplekaj kishte shkuar atje për Gaz Bardhin dhe jo për të atin e vet.  Gaz Bardhi duhej të kërkonte hetim të plotë. Nëse Paplekaj do të qëllonte duke ekzagjeruar rrezikun kjo do të ishte vetëmbrojtje por nëse në drejtim të tij do të qëllohej nga dy gryka zjarri ai nuk kishte zgjidhje tjetër vetëm vetëmmbrojtjen ndërsa Gaz Bardhi u zhduk. E braktisën Arbër Paplekaj se donin të mbyllnin krimin shtetëror në kuptimin e mos veprimit e mos kryerjes së detyrës nga policia për parandalimin e saj dhe fshehjes së krimit nga Ardi Veliu, prokurori Alfred Shehu dhe Edi Rama.