"Ne ku ti marrim NATO-s ndonjë buxhet jo më të shtojmë" Rama: Nuk do rrisim buxhetin e mbrojtjes

Pak ditë më parë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg kërkoi një rritje të angazhimit financiar nga shtetet por Rama u shpreh i qartë se nuk do të ketë rritje të buxhetit.

“Ne ku ti marrim NATO-s ndonjë buxhet jo më të shtojmë” tha Rama në konferencë.

Edi Rama: Ne jemi brenda parametrave për të cilët jemi angazhuar. Nuk do ta rrisim asnjë qindarkë më shumë sesa angazhimi ynë buxhetin e mbrojtjes. Të tjerët që janë më të pasur se ne mund ta bëjnë. Ne jo. Ne do të vazhdojmë të rrisim buxhetin sipas parametrave të përcaktuar në samitin e Uellsit.

Ne ku ti marrim NATO-s ndonjë buxhet jo më të shtojmë. Shpresojmë ti marrim NATO-s ca fonde për të realizuar  ëndrrën e portit ushtarak të NATO-s, ashtu si kundër shpresoj të marrim fonde të tjera për mbrojtjen kibernetike.

Ky është synimi ynë. Për mbrojtjen do të kontribuojmë ekzaktësisht qindarkë për qindarkë aq sa, është dhe është shumë. Por duke qenë se jemi në NATO jemi korrekt. Do të vijojmë të jemi shumë korrektë me angazhimet"