"Qetësohu se na ka bërë dhe Saliu bashkëpunëtor! Jam nivel më lart" Debat në Këshillin e Mandateve mes Ballës e Bardhit

Në Këshillin e Mandateve ka nisur shqyrtimi i kërkesës së PD-së për heqjen e mandatit të deputetes ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Gjatë mbledhjes ka pasur dhe debat mes Bardhit dhe Taulant Ballës, një pjesë e debatit ka qenë dhe pa mikrofon.

Taulant Balla: E di që nuk e keni seriozisht. Po më ndërpreve dhe një herë tjetër mbledhja ndërpritet. Qetësohu se na ka bërë dhe Saliu bashkëpunëtor. Qetësohu mor djalë pse nxehesh. Unë e di që nxehesh nga Saliu por ta mbaroj.

Gazmend Bardhi: Unë nuk jam bashkëpunëtor i Berishës, jam nivel më lart

Balla-Bardhit (pas ndërhyrjes): Ore çfarë të ka hyrë?

Bardhi: Më ka hyrë palumturia juaj

Balla: Unë e di se çfarë të ka hyrë. S'të kam parë ndonjëherë kështu!