Opozita kërkon mandatin e Xhaçkës, Rama u bën "karshillëk", del në konferencë me ministren

Ndërkohë që Këshillin e Mandateve ka nisur shqyrtimi i kërkesës së PD-së për heqjen e mandatit të deputetes ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, Rama ka dalë në konferencë me ministres.

Rama është duke folur me për integrimin e vendit në BE dhe për veton bllokuese bullgare, por nuk ka përmendur asgjë lidhur me çështjen e mandatin dhe investimit të bashkëshortit të Xhaçkës.

Kështu, duket se Rama i ka dalë në mbrojtje në opinionin publik ministres së tij dhe ish-deputetit socialist Artan Gaçi.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes ka pasur dhe debat mes Bardhit dhe Taulant Ballës, ku një pjesë e debatit ka qenë edhe pa mikrofon.