Xhafaj: Kapim fëmijë me cigare hashashi e i mbajmë me muaj brenda, në prokurori ka dosje fiktive
Në komisionin e ligjeve, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u shpreh se duhet vënë theksi te parandalimi i krimeve tek të rinjtë dhe të miturit.
Ai tha se kapen fëmijët me një cigare hashash dhe më pas cohën në polici e rrinë me muaj të tërë ne procese penale.
Xhafaj shtoi se kjo lë gjurmë në të ardhmen e tyre dhe theksoi se një pjesë e veprave penal në prokurori janë fiktive.
Xhafaj: Duhet të vënë theksin te parandalimi i krimeve të të miturit dhe të rinjtë. Zbatimi i kodit të drejtësisë te të miturit dhe e theksova edhe te prokurori i përgjithshëm. Kam pasur gjatë kësaj periudhe shqetësime konkrete. Ne sot nuk kemi një analizë për këtë gjë. I kapim fëmijët me cigaret me hashash buzë liqenit dhe i fusim me orë të tëra në polici dhe rrinë me muaj të tërë në procese penale, kur janë fëmijë 15-17 vjeç.
E kuptojmë se çfarë jemi duke bërë? Po lemë gjurmë tek ta dhe prindërit e tyre, si dhe te formimi i tyre në të ardhmen. Nuk jemi këtu për të lexuar statistika dhe për të thënë sa vepra penale ka. Një pjesë e veprave penale që janë sot në prokurori janë fiktive. Ne duhet të kuptojmë se çfarë po ndodh me këtë sepse është një shqetësim i madh shoqëror.

