Haxhia i përgjigjet Ramës për hartën e re gjyqësore: Bojkotin e kemi kundër KLGJ-së, jo qeverisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2022, 15:01
Kreu i dhomës së Avokatisë shqiptare, Maks Haxhia ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama që tha se harta e re gjyqësore nuk do të ndryshojë.
Haxhia u shpreh se reagimi i i Dhomës së Avokatisë është i qartë duke i qëndruar bojkotit ndaj vendimi të KLGJ-së.
Haxhia: Ne i respektojmë vendimin e Këshillit të Përgjithshëm dhe reagimi ynë është i qartë: Ne bojkotin e kemi kundra vendimit të KLGj si autoriteti i vetëm ligjor që vendos për hartën gjyqësore dhe në asnjë mënyrë me qeverinë sepse qeveria ka në kompetencë vetëm krijimin e infrastrukturës dhe faturën financiare.
