“Ç’të ka hyrë mo?” Bardhi: Xhaçka 50% aksionere e burrit të saj, Balla: S’ka fituar asnjë qindarkë

Në mbledhjen e komisionit parlamentar për rregulloren e mandateve, deputeti demokrat Gazment Bardhi diskutoi lidhur mandatin e ministres Olta Xhaçka.

Ai tha se ministrja duke qenë bashkëshortja e Artan Gaçit, merr 50% të fitimeve nga veprimtaria e të shoqit në këtë veprimtari tregtare.

Ai replikoi me kreun parlamentar të grupit socialist, Taulant Balla i cili tha se ministrja Xhaçka nuk ka marrë asnjë fitim nga kjo veprimtari.  

Ndërkohë që replikat kanë vazhduar edhe pa mikrofon mes Ballës dhe Bardhit, duke kërkuar edhe ndërhyrjen e kryetares së komisionit.

Bardhi: Cdo aksion i regjistruar nën emrin e ministres Xhaçka, ato për efekt ligji konsiderohen në emër të minsitres. Në zbatim të ligjit Xhacka është aksionere në vlerë të barabartë me burrin e saj të vënë gjatë martesës, pra ka 50% të fitimeve nga kjo pronë. Ministrja është duke kryer një veprimtari fitimprurëse në kurriz të shtetit. 50% nga fitimet do t’i ketë kështu Olta Xhaçka.

Balla: Gjithmonë kërkuesit i janë referuar provave. Pyetja ime është shumë e thjeshtë: a ka fituar Olta Xhacka një qindarkë dhe nëse ka fituar në ç’rrugë? Bankë, cash, çek apo kriptovalutë?  Ma provoni me fakte që të ketë marrë një qindarkë.

Bardhi: Në fakt, pyetja është pa sens, sepse fitimet nuk janë vetëm në monedhë. Ajo që thotë kushtetuta është realizimi i aktivitetit fitimprurës me pronat e shtetit. Xhacka ka gënjyer duke thënë se nuk ka fituar nga reduktimi i TVSH-së, sepse komiteti i investimeve strategjike thonë të kundërtën. Pra, dikush që shkon dhe blen bukën paguan 20% TVSH, ndërsa Olta Xhaçka që bën hotel paguan 5%.

Balla: Zonja kryetare...

Balla: Po bën si bashkëpunëtor i Berishës.

Bardhi: Unë nuk jam bashkëpunëtor i Berishës, jam nivel më lart.

(Ndërhyn Bardhi)

Balla: Qetësohu mo, ça të ka hyrë? ...

Bardhi: Më ka hyrë palumturia juaj

Balla: Unë e di se çfarë te ka hyrë.