Nënkryetari i sigurimit rus: Futja e NATO-s në Krime do të niste Luftën e Tretë Botërore

Nënkryetari i Sigurimit rus ka paralajmëruar se nëse NATO do të futet në Krime, kjo do të ishte nisja e Luftës së Tretë Botërore.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Çdo përpjekje për të pushtuar Krimenë do të përbënte një shpallje lufte kundër Rusisë. Nëse një vend anëtar i NATO-s do të bënte një lëvizje të tillë, do të çonte në një konflikt kundër të gjithë Aleancës së Atlantikut të Veriut: në Luftën e Tretë Botërore, në një katastrofë totale ", tha Medvedev.

"Anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në NATO paraqet një rrezik më të madh për Rusinë sesa ai i Suedisë dhe Finlandës, tha ai.

Kievi do të ishte "shumë më i rrezikshëm për vendin tonë si anëtar" i Aleancës së Atlantikut të Veriut, theksoi Medvedev.

"Dërgimet e vazhdueshme të armëve nga Uashingtoni në Kiev nuk bëjnë gjë tjetër veçse përkeqësojnë spiralen e konfliktit dhe rrisin kërcënimin e përkeqësimit të mëtejshëm me pasoja të paparashikueshme", tha ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, sipas raporteve nga TASS.