Aborti në SHBA, ndjekje penale për mjekët, jo për gratë

Vendimi i Gjykatës Supreme lidhur me ndalimin e abortit në rang federal është tema aktuale më e nxehtë në Amerikë. Guvernatorja e Dakotës së Jugut është zotuar që të nisë persekutimin ndaj mjekëve të cilët u ofrojnë grave të kryejnë abortin, i cili tashmë është i ndaluar në këtë shtet.

Guvernatorja republikane e Dakotës së Jugut, Kristi Noem tha se shteti i saj do të ndjekë penalisht të gjithë mjekët që kryejnë abortin te gratë pas vendimit të Gjykatës Supreme, por insistoi se nënat nuk do të përballen me pasoja ligjore.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kristi Noem tha se autoritetet e Dakotës së Jugut do të merren me doktorët dhe klinikat që ofrojnë procedurat, të cilat tashmë janë të ndaluara në këtë shtet.

"Ne do të vijojmë të kemi këto debate në mënyrën se si të ndihmojmë këto nëna dhe çfarë nënkupton për t’u siguruar realisht ne nuk jemi duke ndjekur penalisht nënat në situata si këto. Kriminalizimi do të fokusohet te doktorët të cilët shkelin me vetëdije ligjin e abortit në shtetin tonë," deklaroi guvernatorja.

Dakota e jugut ishte ndër 13 shtetet që ndaloi menjëherë abortin, pas vendimit të Gjykatës Supreme.

Këto shtete tashmë e lejojnë procedurën, vetëm nëse jeta e nënës do të ishte e sigurt, duke mos bërë parashikime në rregullore për rastet e përdhunimit dhe të incestit.

Tashmë në Dakotën e Jugut, aborti quhet vepër penale.

Guvernatorja konservatore gjithashtu tha se do të merrte masa që të ndalonte seancat mjekësore përmes pajisjeve teknologjike edhe pse Departamenti i Drejtësisë u zotua që të punonte fuqimisht për të siguruar që gratë të vijonin të kishin akses në shërbime të tilla.

Ndërsa një numër guvernatorësh republikanë dhe ligjvënës kanë mbështetur vendimin e Gjykatës Supreme, demokratët përgjatë Amerikës, përfshirë presidentin Biden.

Vendimi gjithashtu ka nxitur protesta masive në Uashington dhe qytete të tjera gjatë fundjavës, disa prej të cilave u përshkallëzuan në dhunë me policinë.