Amnistia fiskale, Tabaku: Lidhet me pastrimin e parave, prish barazinë para ligjit

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka folur në lidhje me hartimin e projektligjit për amnistinë fiskale, ku të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë territorit do të mund të ligjërojnë deri në 2 milionë euro, pavarësisht sesi i kanë krijuar të ardhurat.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Tabaku tha se drafti i këtij viti është i njëjtë si ai i tre viteve më parë.

Më tej ajo tha se shqetësimi i parë që lidhet me këtë ligj është pastrimi i parave, ndërsa shtoi se amnistia prish barazinë para ligjit.

Jorida Tabaku: Drafti është 95% i njëjtë me atë që është propozuar 3 vite më parë.

Shqetësimi i parë me këtë ligj lidhet pikërisht me pastrimin e parave. Pastrimi i parave që është kthyer në një problem si rezultat i përfshirjes në listën gri të Shqipërisë së manivalit por edhe si rezultat I rrezikut të pastrimit të parave nga ndërtimi, lojërat e fatit ti dhe turizmi.

Është kthyer në një problematikë për të gjithë partnerët ndërkombëtar. Një amnisti fiskale, do të dekurajoj të gjithë pagesat e ardhshme në taksa të të gjithë qytetarët, duke menduar se do të ketë edhe në të ardhmen pagesa për amnisti fiskale për pagesa më të ulta në taksa.  E dyta prish barazinë para ligjit dhe e treta asnjë shqiptar që ka emigruar, që ndodhet jashtë Shqipërisë, ka dy milionë euro të fshehura.

Ajo tha se asnjë shqiptar nuk i ka 2 milionë euro të fshehura ndërsa shtoi se nëse i kanë janë para të vendosura nga asete kriminale.

Jorida Tabaku: Ky është kapital i vendosur nga asete kriminale ose nga asete të korrupsionit, të cilat krijojnë një problem të madh. Shqetësimi kryesor që doli për konsultim publik, mesditën e 23 qershorit, ku Shqipëria fatkeqësisht nuk pati mundësi të avancojë në procesin e integrimit. Të gjitha këto shqetësime së bashku e bëjnë ligjin shumë problematik, por njëkohësisht e bëjnë të cenueshëm sepse i hapin rrugën një kapitali jo ligjor për t’u future në Shqipëri.