Drimadhes, jahti 15 m i gjatë mbytet 100 metra larg bregut, me flamur panamez e në pronësi të shkodranit
Një jaht me gjatësi rreth 15 metra është mbytur sot në plazhin Drimadhes në Dhërmi.
Ngjarja ka ndodhur në orën 18.30.
Mjeti lundrues në një distancë rreth 100 m nga bregu duke qendruar bovë në spirancë është mbytur si pasojë e ndonjë çarje që mund të ketë pasur.
Nuk ka dëme në njerëz.
Mjeti lundrues i mbytur i matrikulluar me emrin "BAE" me flamur panamez mësohet se është në pronësi të shtetasit Festim Prendi, 38 vjeç, lindur në Shkodër banues ne Tiranë.
Në jaht nuk ka pasur persona dhe mendohet se shkak i fundosjes ka qenë futja e ujit nga poshtë jahtit në një nga tapat kryesore të tij.
Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 18:30, në Drimadhes, Dhërmi, mjeti lundrues Jaht, në pronësi të shtetasit F. P., 38 vjeç, banues në Tiranë, është fundosur në det, dyshohet për shkak të një dëmtimi që ka sjellë futjen e ujit në brendësi të tij.
Në mjetin lundrues nuk ka patur njerëz. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

