Pushimet në Jordani si mos më keq, Arjan Konomi dëmton krahun në aksident: Ka shpresë akoma…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2022, 19:49
Opinionisti i njohur, Arjan Konomi, ka pësuar një aksident gjatë pushimeve në Jordani. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Konomi në një postim në faqen e tij në Instagram, ku shihet i shtrirë në shtratin e spitalit.
Ai bën me dije se në aksident ka dëmtuar krahun si pasojë i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
“Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni këtu në kushte jo të mira dua të ndaj me ju një fatkeqësi më ndodhi. Ndodhem në spitalin e Amman-it. Dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba por për fat të mirë ka shpresë akoma që ta kem. Nuk di ç'ka t’iu them tjetër. Nëse ju kam munguar në Instagram është për këto arsye”, është shprehur Konomi.

