Maturantët rrinë në shtëpi, anulohet papritur protesta kundër testeve të provimeve shtetërore

Maturantët paralajmëruan se do të mbanin një protestë këtë të hënë kundër kundër testeve të provimeve shtetërore, gjë që ndikoi dhe në rezultatet e dobëta që ata morën. Por për arsye ende të paqarta kjo protestë u anulua. Ndërkaq eksperti i arsimit, Qemal Çejku, thotë se publikimi i notave të provimit të lëndës me zgjedhje në kohë kaq të shpejtë është dyshues.

Dy ditë më parë maturantët paraljamëruan një protestë me arsyetimin se pyetjet ishin të hartuara jashtë programit.

Në protestë të pranishëm ishin vetëm gazetarët dhe operatorët.

Sakaq një orë para thirrjes së kësaj proteste, Ministria e Arsimit publikoi rezultatet e provimit të lëndës me zgjedhje, të cilat duket se studentët  i konsideruan të kënaqshme.

Nga lista e notave të publikuara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore rezulton se me notën maksimale 10 janë vlerësuar 128 maturantë, ndërsa mbetës janë 1 144 . 

Në provimin e Biologjisë, e cila ishte teza që u vlerësua si më e vështira nga maturantët janë vlerësuar me notën 10,  59 maturantë, ndërsa notë 4 kanë marrë 125 nxënës.

Për ekspertin e arsimit, Qemal Çejku, publikimi i notave të provimit të lëndës me zgjedhje në kohë kaq të shpejtë është dyshues.

"Dje pasdite doli matematika, sot lënda me zgjedhje…Por le të shpresojmë, le tu japim një stimul maturantëve, të hyjnë në sistemin e lartë dhe të provohen atje sa do ecin përpara, sa do mbyllin semestrin e parë dhe vitin e parë.Të shpresojmë të jenë fenomene të mbyllura dhe në Maturën tjetër Shtetërore të kemi sa më pak problematika."

Brenda muajit korrik maturantët do të përzgjedhin 10 preferencat e tyre, duke plotësuar formularin A1Z për degët e tyre për të studiuar në universitet.