Ideja e çmendur e orëve të fundit...CR7 te Chelsea?
Jorge Mendes dhe Todd Boehly mund të vendosin të ardhmen e Cristiano Ronaldos. CR7 kërkon të largohet nga Man. United edhe pse ka 12 muaj të tjerë në kontratë dhe agjenti portugez synon ta sistemojë në Londër pas refuzimit që mori nga Bayern Munich.
Fituesi i 5 Topave të Artë dëshiron dëshpërimisht të luajë në Champions League dhe Chelsea është destinacioni i duhur për të evituar që ai të luajë sezonin e ardhshëm në Europa League.
Agjenti dhe presidenti i Chelseat kanë diskutuar mundësinë e një transferimi që mund të bëhet realitet por pengesë e madhe bëhet paga e sulmuesit që në Manchester përfiton më shumë se 20 milionë euro.
Sezonin e fundit Ronaldo ishte sulmuesi më i mirë i “Djajve të kuq” me 24 gola të shënuar në të gjitha kompeticionet që gjithsesi rezultuan të pamjaftueshëm për t’u ngjitur mes 4 të parëve në Premier League.
