De Paul, ish e fejuara i kërkon një shifër shokuese për të rritur fëmijët

De Paul, ish e fejuara i kërkon një shifër shokuese për

 

Ish e fejuara e mesfushorit Rodrigo De Paul kërkon të thyjë rekord me shumën e pretenduar për të mbajtur fëmijët e çiftit pas ndarjes. Modelja argjentinase Camila Homs u ka bërë me dije avokatëve se synon 30 mijë euro në muaj dhe nuk dëshiron të bëjë asnjë negociatë.

Sipas saj, shuma do të shkojë për të rritur fëmijët e çiftit, Francesca dhe Bautista,  respektivisht 3 dhe 1 vjeç. Në këtë shumë përfshihet edhe dëmshpërblimi që sipas saj, mesfushori i Atletico Madrid i detyrohet pasi ajo la pas dore karrierën për t’iu përkushtuar familjes.

De Paul, ish e fejuara i kërkon një shifër shokuese për

Në të vërtetë, për të ndjekur të fejuarin e saj në Europë, Homs që në Argjentinë kishte ndërtuar një karrierë të suksesshme, hoqi dorë nga gjithçka. Ajo kërkon gjithashtu nga 600 euro shtesë për çdo udhëtim në Europë që do të kryhet çdo 45 ditë.

Gjatë udhëtimit në Europë përfshihen akomodimi në hotel me 5 yje dhe çmimi i të gjitha biletave. Lista e kërkesave bëhet edhe më e gjatë pasi modelja kërkon edhe një makinë me zero kilometra dhe një apartament në zonën luksoze të Buenos Aires, “Puerto Madero”.

Njerëz pranë futbollistit sigurojnë se ai nuk ka asnjë qëllim të përmbushë të gjithë listën absurde të kërkesave të njeriut me të cilin ndau disa vite të ëmbla.