Giggs dështon edhe në biznes. Klientët ankohen për restorantin e uellsianit

Pas akuzave për dhunë që e detyruan të jepte dorëheqjen nga drejtimi i Uellsit, telashet nuk kanë të mbaruar për mesfushorin e Man. United, Ryan Giggs. Ish lojtari uellsian kishte investuar në një restorant pranë Manchesterit por pas vlerësimeve të dobëta në "Tripadvisor", biznezi falimentoi.

Klientët janë ankuar për cilësinë e dobët të ushqimit, shërbimin po ashtu jo cilësor, mungesën në organizim dhe çmimet e kripura.

Në këtë mënyrë, me kalimin e muajve situata u përkeqësua ndjeshëm dhe Giggs duhej të hiqte dorë edhe nga projekti më pak i rëndësishëm në këtë moment të jetës ku era nuk po fryn në drejtimin që ka dashur ish-mesfushori.