Sarri dhe Tare në përplasje totale. Trajneri i pakënaqur me shqiptarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Qershor 2022, 08:34
Që mes Igli Tares dhe Maurizio Sarrit nuk ka pasur asnjëherë simpati kjo dihet por situata aktuale te Lazio është dukshëm më shqetësuese. Trajneri dhe drejtori sportv janë në përplasje të vazhdueshme me njëri-tjetrin pasi drejtuesi shqiptar po lëviz shumë ngadalë në merkaton e verës.
Sipas gazetarit Alfredo Pedulla, Sarri pret menjëherë një mbrojtës dhe Romagnoli që është dëshira e tij kryesore, mund të zgjedhë një skuadër tjetër. Edhe për portën ka shumë pikëpyetje ndërsa merkato në dalje nuk merr përgjigje përfundimtare.
"E gjithë kjo situatë krijon debate mes palëve pasi Sarri nuk dëshiron të shkojë në fazën përgatitore me skuadrën ende në ndërtim. Trajneri pret që klubi të mbajë premtimet e bëra", shkruan Pedulla.

