Serie A 2022-2023 “merr jetë”. Sezoni starton në 14 gusht
Liga e Serie A çel zyrtarisht sezonin 2022-2023 që do të startojë në 14 gusht me 10 sfidat e para. Në javën e parë, parashikohen përballje interesante edhe pse sfida jo shumë të vështira në letër për të mëdhenjtë. Milani pret Udinesen, Interi udhëton në Lecce, ndërsa Juventusi pret Sassuolon.
Java e tretë në datën 28 gusht do të ndezë menjëherë kampionatin me dy supersfidat, Juve-Roma dhe Lazio-Inter.
Ndërkohë, në datën 4 shtator do të luhet derbi i Milanos dhe në 5 shkurt sfida e kthimit. Fillimisht do të jenë kampionët kuqezi pritës dhe në mes të dimrit, zikaltërit.

Përballje të tjera interesante janë edhe Juventus-Roma në javën e tretë, ndërsa Inter dhe Roma do të kryqëzohen në javën e tetë që përkon me fillimin e muajit tetor.
Një javë më pas është radha e Milan-Juventus ndërsa bardhezinjtë do të kenë pak ditë më pas një tjetër përballje impenjative në derbin e qytetit me Torinon. Derbi i Italisë, Juventus-Inter do të luhet në 6 nentor për llogari të javës së 13, ndërsa viti 2022 do të mbyllet në datën 13 nentor.

Në 6 nëntor Roma pret Lazion në javën e 13 dhe derbi i kthimit është fiksuar në 19 mars. Sezoni 2022-2023 do të mbyllet në datën 4 qershor me javën e 38.
