Kupa e Botës 2022 mund të rezervojë surpriza, “Luanët e Terangës” besojnë te suksesi

Favoritët për të fituar Kupën e Botës në Katar janë Franca, Spanja, Anglia Gjermania apo Brazili por kujdes, ky mund të jetë edhe viti i Afrikës, kontinent që ka prodhuar talente me shumicë por pa arritur të festojë një Kupë Bote.

Kandidatura perfekte për ta bërë një gjë të tillë është kampionia në fuqi e Afrikës, Senegali. Skuadra e drejtuar nga Aliou Cissè duket se i ka të gjitha letrat në rregull për të shkuar sa më larg në këtë kompeticion.

“Luanët e Terangës” u kualifikuan pas një sfide epike me Egjiptin dy muaj pasi u rrëmbyen faraonëve në të njëjtën mënyrë edhe kurorën e kontineitit. Kombëtare që gëzon formë të shkëlqyer edhe pse për të marrë këto fryte, duke të shikojmë pak më larg në kohë, në vitin 2015 kur drejtimin e mori trajneri aktual.

Në Rusi 2018, Senegali u eleminua që në fazën e grupeve nga Japonia por këtë nëntor historia mund të jetë shumë më e ndryshme. 

Skuadra është perfeksionuar taktikisht dhe aktualisht mban vendin e 18 në klasifikimin e FIFA-s. Në portë Eduard Mendy jep siguri ndërsa në mbrojtje Kalidou Koulibaly bën diferencën.

Cilësi dhe klas ka edhe në mesfushë me Idrissa Gueye ndërsa Sadio Mane në sulm nuk ka nevojë për reklamë. Nëse botërori 2002 ku u eleminua nga Turqia në çerekfinale ishte i paharrueshëm ky mund të jetë i ngjashë. Në Japoni dhe Kore kapiten ishte pikërisht Aliou Cissé dhe gjasat janë të gjitha që skuadra kamione e kontinentit të zi, të kërcënojë të mëdhenjtë e lojës me top.