Veliu, talenti i rritur mes sakrificave në Podujevë, transferohet në Turqi për shumën rekord

160 mijë euro, rekord absolut për Superligën e Kosovës. Sulmuesi i krahut, 22-vjeçari, Valmir Veliu mund dhe duhet të shërbejë si shembull për të gjithë të rinjtë e rajonit të Podujevës.

Mes shumë vështirësive ai ndoqi ëndrrën për t’u bërë futbollist dhe sot mund të krenohet me arritjet e tij pasi bëhet lojtari më i shtrenjtë i rritur në Kosovë që nënshkruan për një skuadër të huaj.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gaziantep në Turqi ka arritur ta bindë sulmuesin e Llapit për të hedhur të zezën mbi të bardhë. Një histori suksesi për Veliun e rritur në Podujevë që gjatë sezonit të fundit luajti 39 ndeshje mes Kampionatit, Kupës dhe Europës, duke sigluar 11 gola dhe 10 asiste, jo keq për një sulmues krahu që tashmë kërkon të bëjë hapin e madh.

Interes për lojtarin e Përfaqësueses U-21 Kosovës tregoi edhe klubi kampion i Trabzonspor por në fund lojtari zgjodhi një ekip ku mund të ketë më shumë minuta në këmbë.