Ditëlindja luksoze e Lionel Messit. Dedikim prekës i bashkëshortes për 35-vjetorin (Fotot)
Lionel Messi mbushi sot 35 vjeç dhe ditën e tij speciale e festoi me një rreth të ngushtë miqsh në vilën që ka marrë me qera në ishullin ekzotik të Ibizas.

Lojtari më i titulluar i dekadës së fundit paguan rreth 300 mijë euro në javë për ndërtesën komode në “Sa Farradura” ku ka pozuar me bashkëshorten, Antonella Roccuzo, e cila ka postuar edhe një dedikim për numrin 10 ku shkruan:
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Të të dua më shumë është e pamundur”.
View this post on Instagram
Pushimet e Leo Messit në Ibiza kanë tërhequr vëmendjen e mediave pasi sulmuesi është fotografuar edhe në jahtin “Shalimar II” që kushton rreth 60 mijë euro në javë.

Në ditën e 35 vjetorit, me ta u bashkua edhe familja Suarez ndërsa Fabregas, bashkeshortja e tij dhe 3 fëmijët po i shoqërojnë prej disa ditësh.
