Lewandowski i përgjigjet Kahn-it me raketë në dorë (Video)

Nën presion nga Oliver Kahn për t'u rikthyer në stërvitje me Bayern Munich? Robert Lewandowski nuk shqetësohet aspak nga "kërcënimet" e administratorit të klubit.

Gjatë qëndrimit në Spanjë ku po kalon pushimet verore, 33-vjeçari po argëtohet shumë dhe nuk është aspak i fokusuar te ato që po ndodhin në Gjermani. 

Sulmuesi polak ka publikuar një video në rrjetet e tij sociale duke luajtur tenis. Sigurisht që është amator në lojën e raketës por kjo nuk e pengon të kërkojë leksione nga Rafael Nadal të cilit i bën "tagg". 

Momentalisht Lewa ka edhe një vit në kontratë me Bayernin por dëshira e tij është të veshë fanellën e Barcelonës.