Ish-futbollisti i njohur brazilian del hapur: Jam biseksual!
Është biseksual dhe jeton i lumtur. Ish-futbollisti brazilian, Richarlyson del hapur dhe akuzon opinionin publik për sjelljen agresive ndaj njerëzve që kanë dëshira të ndryshme seksuale.
"Gjithë jetën e kam pyetur veten nëse jam gay apo jo. Jam shoqëruar me meshkuj dhe femra. Ndihem shumë normal që kam dëshira të tilla. Çfarë ka të keqe në këtë mes?".
39-vjeçari që është aktivizuar në disa klube braziliane duke nisur që prej vitit 2005, u tërhoq vitin e kaluar. Ai shton se nuk mund ta bënte këtë deklaratë kur ishte ende në aktivitet pasi do ta dëmtonte shumë.
Ish ylli i Sao Paulos nuk ka asnjë shpresë që kjo deklaratë të ndryshojë mendimin e opinionit publik, por thekson se do ta ndihmojë për të jetuar në paqe me veten.
"Brazili është vendi ku vriten më shumë homoseksualë por nuk mendoj se fjalimi im do të ndryshojë diçka. Unë nuk e kam fuqinë të lëviz malin, jam thjesht një ish-futbollist".
