Video/ Shakira shtatëzanë pas ndarjes nga Pique? Pamjet lenë vend për dyshime…

Divorci i Shakira-s nga Pique nuk është lajmi më i bujshëm gossip në Spanjë gjatë muajit të fundit sepse telenovela e çiftit të shumë-përfolur mund të konsumohet në një seri të re.

“Marca” ngre një hipotezë që mund të jetë e besueshme duke parë pamjet e ditëve të fundit. Këngëtarja kolumbiane mund të jetë shtatëzanë. Pas ndarjes nga mbrojtësi me të cilin bashkëjetonte prej 11 vitesh, Shakira ka nisur një jetë të re në Miami bashkë me dy djemtë e çiftit.

Gjatë një performance në ekranin e rrjetit amerikan, NBC, barku i këngëtares duket më i fryrë se zakonisht dhe kaq ka mjaftuar për të ndezur zërat e një shtatëzanie të mundshme. Gazeta spanjolle “Marca” shton se ndoshta mund të jetë edhe një iluzion i krijuar por dyshimet ngelen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NBC Entertainment (@nbc)

Nuk ka ende një qëndrim zyrtar nga ana e këngëtares që duket se nuk e ka pasur aspak problem ekspozimin e barkut. Gjatë muajve të fundit ajo dhe Pique nuk kanë jetuar nën të njëjtën çati dhe ky mund të jetë një detaj tjetër që mund të ngrejë shumë dyshime edhe pse zyrtarisht është mbrojtësi ai që konsiderohet fajtor për ndarjen.