Legjenda e Craiova-s: Ndeshja me Laçin më la pa gjumë, bëni kujdes ndaj Vllaznisë

Dështimi përballë Vllaznisë nuk është një opsion për mbështetësit dhe njerëzit e Universitatea Craiovas, kundërshtari i shkodranëve në raundin e dytë të Cinference League. Ish sulmuesi Gheorghe Craioveanu ndalet gjatë te dështimi i skuadrës universitare sezonin e shkuar me Laçin due theksuar se ajo disfatë vazhdon djeg ende:

“Ndeshja me Vllazninë është e para zyrtare për klubin këtë sezon dhe si e tillë duhet të përgatitet në mënyrën e duhur nga stafi dhe skuadra. Në Shqipëri është një skuadër me shumë histori pasi ka fituar 9 tituj dhe nuk është aspak si Laçi, me gjithë respektin që kam për ta.

Ne jemi borxhlinj ndaj njerëzve të qytetit pas dy dështimeve rresht në Tbilisi dhe Laç. Unë isha i pranishëm në stadium për ndeshjen me Laçin kur u eleminuam dhe u trishtova shumë për atë eleminim. Nuk preferoja as të flisja me njerëzit madje nuk arrita as të flija për dy ditë. Craiova është historia ime dhe mendoj që këtë herë duhet të kualifikohet në raundin tjetër të “Conference League”.