Bale mendon transferimin në Kaliforni. Lë “thatë” Newcastle dhe Cardiff

Gareth Bale nuk do të detyrohet të zgjedhë mes skuadrës së zemrës, Cardiff City apo milionave të Newcastle United. Sulmuesi uellsian që këtë dimër do të luajë ndeshjet e fundit me kombëtaren në Botërorin 2022, mund të marrë një vendim shumë larg pritshmërive të klubeve angleze.

Bëhet fjalë për një ofertë që ka mbërritur në adresë të sulmuesit nga klubi i Los Angeles Galaxy. Sipas raportimit të “The Athletic”, Kalifornia është një destinacion që Bale do ta zgjidhte me dëshirë.

Agjenti i lojtarit të saposhkëputur nga Reali i Madridit pas 8 viteve në Spanjë, është takuar me drejtuesit e Galaxy të cilët i kanë ofruar kontratë 18-mujore për të vijuar karrierën në Major League Soccer.

SHBA do të ishte edhe ndalesa e fundit e Bale që gjatë eksperiencës së tij në La Liga ka krijuar shumë polemika për shkak të kontributit të vogël që ka dhënë me fanellën “Los Blancos”, pavarësisht pagës së majme që përfitoi në 8 vite.