Man. City finalizon goditjen në mesfushë. "Rrëmben" talentin anglez nga Leeds

Kalvin Philips do të vishet bardhekaltër pasi Pep Guardiola ka arritur të bindë Leeds United për ta shkëputur me 45 mln.£. Ky është lajmi i ditës në Premier League ku Manchester City nuk ka rivalë në merkaton verore, dukshëm në avantazh me rivalët. 

26-vjeçari do të zëvendësojë brazilianin Fernandinho në qëndër të mesfushës pasi ky i fundit i dha lamtumirën klubit pas 9 sezoneve me fanellën bardhekaltër.

3 milionë £ do të shkojnë në formë bonusesh për Leeds që më në fund u dorëzua përballë sulmeve të City. Philips është blerja e dytë e madhe e City në këtë merkato pas Halaand.