Rama s'e ka marrë ende veten nga mbledhja "depresive" në Bruksel. Nga Vjena: Dimri nuk do të jetë i lehtë

Kryeministri vijon të jetë i zemëruar dhe përsëriti të njëjtin fjalim prej ditësh pasi BE nuk dha dritën jeshile të çeljes së negociatave.

“Sot BE ka nevojë për Ballkanin për aq sa Ballkani ka nevojë për BE-në. Nuk është ide e mirë të ftohet nga Ballkani e ta lësh të ulet sepse mund të kërkojë vërtet shumë kohë që të dëgjojë fjalën e tij. Më lini të them se nuk ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Brukselit” tha Rama në Forumin Europian Wachau për temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE.

Rama duke falenderuar kancelarin për mikëpritjen e tij të shkëlqyer tha se ndihet ”i keqardhur, vërtet i keqardhur për BE-në”

Edi Rama: “Shumë njerëz i komentuan ato çfarë thashë në konferencë si zemëratë të madhe, po mund të jetë por ka të bëjë me BE-në. Pasi qëndruam për 4 orë të tëra me të gjithë udhëheqësit e vendeve të mrekullueshme ndjemë pafuqinë e tyre përballë një situate surreal ku një vend i NATO-s Bullgaria merr vend dy vende të tjera të NATO-s në mes të një lufte dhe 26 vendet e tjera nuk mund të bënin asgjë”

Dje parlamenti bullgar votoi diçka që shpresoj të jetë mjaftueshme për miqtë tanë e Maqedonisë së Veriut por kjo nuk është vetëm Bullgaria është fryma e deformuar e zgjerimit. Ka diçka të thellë që është humbur dhe duhet rekuperuar shumë shpejt”

"Nuk duket që dimri do të jetë i lehtë dhe këtë bashkim nuk duhet ta marrin të mirëqënë dhe cakun e durimit të opinioneve publike në perëndim përkundrjet cakut të durimit të opiniomit publik që as nuk ekziston në Rusi dhe në mes është kjo copë bote, Ballkan. Austria është një mdër shtetet e pakta që ka një vizion të qartë"