Berat/ Shpërndante lëndë narkotike të ndarë në doza, arrestohet 43-vjeçari

Shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, vihet në pranga 43-vjeçari në Berat.

I arrestuari është  43 vjeçari mer inicialet E.D., banues në lagjen "Donika Kastrioti", Berat,

"Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis", njofton policia.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.