Në këmbë për tek Syri i Kaltër, projekti për tren i parealizuar
Syri i Kaltër është një nga zonat më të frekuentuara në jug të shqipërisë. Pas vitesh lënie pa asnjë investim, përmes një projekti me faturë rreth 1.1 milionë euro u arrit investimi në infrastrukturë. Madje duke krijuar hapsirë të posaçme për qarkullimin me automjet, apo edhe me biçikletë.
Automjetet do të qëndrojnë në hyrje të rrugës së Syrit të Kaltër ndaj edhe projekti kishte parashikuar një tren për lëvizjen e vizitorëve vendas dhe të huaj. Edhe pse afati ka kaluar projekti ka mbetur në mes.
Vetë vizitorët shprehen të mrekulluar nga bukuria e natyrës.
"Më duket shumë bukur këtu, mendoj se është një nga sitet më të bukura të Shqipërisë. Nuk kam parë ujë aq të kthjellët në jetën time, është super, super bukur. Por ndihem i lodhur bën shumë vapë, është dhe rrugë e gjatë."
Situat është më e vështirë për personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët.
"Unë mendoj se për të arritur tek Syri i Kaltër duhej të ishte një rrugë përmes pemëve. Një rrugë në mes të natyrë, duhet të ketë një mënyrë që ti çojë turistët direkt në Syrin e Kaltër për ata që nuk mund të ecin. Ndërsa për ata që duan të ecin asfalti është në rregull."
"U tregova për paaftësinë time, kërkova të flisja me drejtorin e sitit dhe refuzuan që të hyja me një mjet këtu. Do ti shkruaj Kryeministit, Ministrit të Kulturës si si do të hyjnë personat me paaftësi si unë. Do të shkruaj të japin përgjigje për personat si unë sepse mu desh të bëja 2 km për të ardhur e 2 km për të ikur me patericë. Duhet të organizojnë një transport për të paaftët që nga hyrja e deri në vend, një tren elektik apo diçka tjetër. Unë jam turist francez, kam ardhur nga Franca dhe po investoj për Shqipërinë, po Shqipëria pse nuk investon për ne?"
Sipas tabelës së vendosur në hyrje të sitit leja për punimet është dhënë në 17 mars të vitit të shkuar dhe afati i punimeve ishte 10 muaj.


