Shëngjini tërheq mijëra pushues nga Kosova

Zona turistike e  Shëngjinit ka tërhequr mijëra pushues, ku dominojnë shqiptarët e Kosovës.

Afërsia me zonën ku jetojnë por edhe cilësia e shërbmimit bëjnë që të zgjedhin Shëngjinin për të pushuar.

"Ka katër vite që vijmë radhazi, na ka pëlqyer, emi të kënaqur me shërbimet. Edhe e kemi më afër Shëngjinin edhe na është përshtatur ambienti."

"Ka 10 vite që këtu vijmë jemi bërë si në vendin tonë."

Operatorët turistik thonë se interesi është gjithnjë në rritje dhe pronotimet më të shumta janë për muajit Korrik dhe Gusht.

Besnik Sula: Pushuesit janë të kënaqur, pritshmëritë janë shumë të mira.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Konflikti Ukraine-Rusi, nuk po jep aspak ndikim negativ në këtë zonë thotë esksperti Leonard Seferi.

Leonard Seferi: Turistët kryesor që vijnë në Shqipëri nuk kanë qenë ukrainas, por shumica e tyre nga Europa janë polak.

Bregdeti i Shëngjinit është kthyer në një nga destinacionet turistike më të pëlqyera nga vendas e të huaj, duke njohur rritje të numrit të pushuesve nga viti në vit.