Debate për gërmimet arkeologjike/ Shoqatat në Durrës: Punimet bëhen pa transparencë, nuk ruhen vlerat historike

Në Durrës, pas dy vitesh ndërprerje, kanë nisur sërish gërmimet arkeologjike pranë forumit bizantin në lagjen 11 të qytetit, e njohur ndrzshe edhe si Rotonda. Këto punime të cilat do të kryhen nga muzeu arkeologjik në bashkëpunim me një ekip francez nga Univeristeti i Lionit synojnë të zbulojnë elemente të topografisë së lashtë Epidamno-Durrakoin.

Por shoqatatat e ruajtjes së monumente janë të shqetësuara për metodologjinë e ndjekur nga Instituti i Arkeologjisë për gërmimet në Durrës. Pasi sipas tyre nuk ruhen vlerat e këtyre monumenteve.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Këto gërmime këtu aq anonim janë një pjesë e vjedhjes, një pjesë abuzive."

"Po punohet pa prespektivë, po errësohet e vërteta, pak nga pak po groposet historia dhe pak nga pak po vjen fundi që Durrësi të mos ekzistojë fare si histori e lasht."

Për shkak të ndërtimeve të reja, vlerat arkeologjike të Durrësit janë bërë të paaksesushme për qytetarët dhe vizitorët.