Manipulimet në regjistrat e pronave në Tiranë e Durrës Lame: Stuhi e gjatë, furtuna sapo ka nisur
Prokuroria ka nisur sekuestrimin e dosjeve në Agjencinë e Kasadtrës për abuzimet me pronat në Tiranë dhe në Durrës. Kreu, Artan Lame gjatë ndarjes së çertifikatave sot në Synej të kavajës, tha se është kontaktuar nga prokuroria e cila ka nisur hetimet për manipulime në regjistrat e pronave. Ai e krahasoi këtë proces me një furtunë të gjatë e cila në fund do të nxjerrë përgjegjesit e abuzimeve disa vjeçare.
Tirane - Prokuroria e Tiranës e cila ka nisur hetimet për manipulimet në regjistrin e pronave të kryeqytetit ka filluar marrjen e provave nga kadastra.
Artan Lame: Prokuroria e Tiranës sapo më ka kontaktuar. Ka nisur ndjekjen e problematikës me dëmtimin e regjistrave në Tiranë.
Gjatë dorëzimit të certifikatave të legalizimit për banorët e fshatit Synej në Kavajë, kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës theksoi sot se një tjetër hetim po zhvillohet nga prokuroria e durrësit për abuzimet me pronat në bregdet.
Artan Lame: "Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim të thellë për problematikat e pronave në Durrës"
Lame vuri në dukje se hetimet e nisura në Tiranë dhe në Durrës do të zgjasin në kohë dhe paralajmëroi se procesi do të jetë një stuhi e vërtetë.
Artan Lame: Do të jetë stuhi e gjatë, furtuna sapo ka filluar për atë që është bërë ndër vite me regjistrat e pronave
Kreu i kadatrës garantoi qyterarët nga ana tjetër se pronat me dokumentacion të rregullt, janë të sigurta.
Artan Lame sqaroi banorët që morën çertifikatat e legalizimit se tashmë procesi i aplikimit po bëhet online dhe se deri në 30 ditë pas marrjes së dokumentit kanë afat për tu ankuar për korigjime apo ndryshime të nevojshme.
