Berat/ 50-vjeçari hip në taracën e pallatit 5 katësh dhe kërcënon se do të hidhet, zbritet nga policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Qershor 2022, 13:30
Një 50-vjeçar u ngjit ditën e sotme rreth ores 12:50 në taracën e një pallati 5 katësh në lagjen 8 Nentori në Berat dhe kërcënoi se do të hidhej nga lartë.
Polici pasi disa minutash në vendngjarje ka zbritur nga taraca dhe ka nxjerrë nga pallati 50 vjeçarin Adrian Dardha.
Personi është i vetmuar dhe prej 3 vjetësh jetonte me qera në pallatin nga ku kërcënoi të hidhej.
Prej 5 muajsh atij i ka mbaruar kontrata dhe Bashkia i ka gjetur nje banesë me qera të cilën e paguan Bashkia.
Ai nuk dilte nga banesa ku ka jetuar sepse pretendon që është banesa e tij.
50 vjeçari quhet Adrian Dardha dhe dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor.