Përplaset me pemën, shqiptari dërgohet në spital me helikopter
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Qershor 2022, 12:04
Një aksident ka ndodhur në Riccione të Italisë ditën e djeshme (24 qershor).
Një shqiptar është plagosur rëndë pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me pemën.
Shoferi shqiptar ka mbetur mes pjesëve të dëmtuara të kabinës së makinës dhe për ta nxjerrë është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.
Për shkak të gjendja së rëndë i plagosuri është transportuar në spital me helikopter.
Policia bashkiake ka ndërhyrë për hetimet e nevojshme dhe për të rindërtuar me saktësi dinamikën e aksidentit./riminitoday/


