A u grabit farmacia tek Xhamlliku? Policia: Eshtë dëmtuar xhami por nuk ka të dhëna për vjedhje

Policia e Tiranes hodhi poshtë lajmin se një farmaci është grabitur paraditen e sotme rreth orës 10.30 në zonën e xhamllikut në Tiranë. Fillimisht u raportua se autori ka hyrë me një pistoletë në dorë kërcënuar personelin dhe më pas ka dalë për tu larguar.

Në ikje e sipër sipas informacionit të dhënë grabitësi ka goditur xhamin e jashtëm të farmacisë me pistoletë duke shkaktuar panik por nga verifikimet rezulton se arma nuk ka qenë e vërtetë por me zara metalikë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet duke mbledhur provat e kqyrur pamjet e kamerave të sigurisë.

Në një deklaratë drejtoria e policisë së Tiranës theksoi se Shërbimet e saj kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se është konstatuar një sferë e armëve me ajër e cila nuk ka tejshpuar xhamin.

“Nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk është konstatuar asnjë person apo mjet që është afruar në drejtim të farmacisë”, theksoi policia.

Përkundër kësaj deklarate, pamjet e regjistruara në vendin e ngjarjes tregojnë rrethimin e zonës me policë e shirita dhe trajtimin e ngjarjes si një skenë grabitje.

A u grabit farmacia tek Xhamlliku? Policia: Eshtë dëmtuar xhami por

A u grabit farmacia tek Xhamlliku? Policia: Eshtë dëmtuar xhami por

A u grabit farmacia tek Xhamlliku? Policia: Eshtë dëmtuar xhami por

A u grabit farmacia tek Xhamlliku? Policia: Eshtë dëmtuar xhami por

Shenim: (Lajmi u perditesua)