Foto/ VIDEO/ Barriera mbrojtëse metalike mes për mes makinës. Aksidenti i frikshëm në Korçë

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme  në aksin rrugor Maliq-Pogradec.

Aksidenti u shënua rreth orës 13:50 në afërsi të fshatit Gurishtë.

Shtetasi Ilirjan Ceci, duke drejtuar mjetin tip "Audi", dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën mbrojtjëse metalike, e cila nga pamjet duket se ka përshkuar tej për tej makinën ku udhëtonin dy persona.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi Ceci dhe pasagjeri shtetasi Shpëtim Beqiri, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë drejtuesin nga makina, informon Ora News.

Mësohet se gjendja e shoferit, mosha 65-70 vjeç, paraqitet e rëndë. Makina vinte nga Pogradeci drejt Korçës. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave  të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak është shpejtësia e lartë ose përgjumja e shoferit. 

Foto/ VIDEO/ Barriera mbrojtëse metalike mes për mes makinës.

Foto/ VIDEO/ Barriera mbrojtëse metalike mes për mes makinës.