Maturantët protestë për testin e Biologjisë

Maturantët protestuan tek ministria e Arsimit për testimin e biologjisë.

Ata pretendojnë se pyetjet që përmbante testi nuk kanë qenë pjesë e programit që ata kanë studiuar në shkollë.

Maturantja: "Në këtë provim pyetjet që hasëm ishim jashtë programit orientues. Kur kemi pyetur mësuesit na kanë thënë që nuk kanë qenë për maturantë por për  vite më të larta të mjekësisë"

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Nxënësit që duan të ndjekin studimet universitare në degën e mjekisësë, thonë se rrezikojnë plotësimin e pikëve, prandaj kërkojnë rivlerësimin e skemës së notave.

Maturantja:"Ose të përsëritet teksti ose pikët e pyetjeve të cilat ne nuk ishim orientuar të mos llogariten. Na presin shpresat për të kapur një degë në mjekësi"

Maturantët protestë për testin e Biologjisë

Notat për këtë provim të kryer nga maturantët nuk janë deklaruar ende pasi testet janë në process vlerësimi ndërsa nuk dihet nëse kërkesat e tyre do të meren parasysh nga Ministria e Arsimit.