Paskuqan/ Plagos një person pasi konfliktohet për motive të dobëta, arrestohet 65 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Qershor 2022, 09:58
Një 65 vjeçar është arrestuar në Paskuqan pasi ka plagosur një person.
"65 vjeçari me inicialet R. K. është konfliktuar me shtetasin M. M dhe si pasojë e ka goditur këtë të fundit me mjet prerës", njofton policia.
Gjthashtu gjatë konfliktit i cili mendohet se ka ndodhur për motive të dobëta 65 vjeçari i ka dëmtuar dhe mjetin me sende të forta personit në fjalë.
Mbi 65 vjeçarin, banues në Paskuqan, rëndojnë veprat penale "Kanosja", "Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

