Më shumë domate, bien fasulet

Gjatë vitit 2021 prodhimi i perimeve në Shqipëri u rrit me rreth 3 për qind duke shkuar në 1 milion e treqind mijë tonë.

Është Fieri që prodhon rreth gjysmën e totalit e më tej Tirana e Berati.

Sa i përket drithërave edhe pse kërkesa në tregjet botërore është e lartë rritja u arrit vetëm në 1 për qind.

Pothuajse e njëjta situatë është edhe me pataten ku në 12 muaj u prodhuan rreth 250 mijë tonë ku peshën kryesore e mban Korça, Fieri dhe Elbasani.

Por teksa prodhimi i drithërave dhe patateve ka njohur rritje fermerët po heqin dorë nga fasulja ku  krahasuar me një vit më parë ka shënuar rënie me rreth 13 për qind.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gjithashtu prodhimi i perimeve të thata ka shënuar nje rritje me 7 dhe 4 për qind. Në vend prodhohet kryesisht domatja, kastraveci e më pas speci. Në grupin e perimeve të thata, qepa e thatë përfaqëson 85 për qind të totalit.

Sa i përket serave ato për faqësojnë 22 për qind të prodhimit total ku gjysma gjenden në Fier.