Tiranë/ "Droni edukues” po ju vëzhgon, kujdes kur parakaloni me makinë

"Droni edukues”, është pajisja më e re inteligjente në përdorim të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë.

Kjo paisje shërben veçanërisht për konstatimin e shkeljeve rrugore të pozicionimit të mjeteve në korsinë apo karrexhatën e duhur, sipas drejtimit dhe qëllimit të lëvizjes.

Policia ju kërkon qytetarëve të bëjnë kujdes duke informuar se ndryshimi i drejtimit apo i korsisë duhet të kryhet në përputhje me parashikimet e Kodit Rrugor.

Sipa ligjit në momentin që kryeni parakalim me makinë nuk duhet të qëndroni në korsinë ku parakaloni dhe në rast se nuk ka makina pasi përndryshe do dënoheni me masat konform ligjit.