Kavajë/ Vëllai rreh vëllanë, e ndihmon dhe gruaja

Dy raste dhune  janë denoncuar në policinë e Tiranës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë burrin 55 vjeç dhe gruan e tij 39 vjeçe  pasi kanë ushtruar dhunë ndaj vëllai të burrit 55-vjeçar. Ata akuzohen për veprën penale "Dhuna në familje".

Ndërkohë një 26 vjeçar banues në Laknas është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj të afërmve të tij.