I nxehti afrikan, ja qytetet më të nxehta dhe ku mund të gjeni freski sot në Shqipëri

Sipas MeteoAlb: Vijojnë të jenë prezente valët e të nxehtit afrikan duke diktuar ne vendin tonë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë paradites ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të

theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe verilindore, duke sjellë momente me pika shiu. Parashikohet që orët e mbrëmjes të vijojnë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C.

Më freskët do të jetë në Ersekë ku temperatura maksimale do të arrijnë deri në 28 gradë celcius, më pas në  Korçë e Pukë ku temperatura maksimale shënon 29 gradë celcius.

Ndërsa më nxehtë do të jetë në Elbasan e Gjirokastër që do të shënojë pikun për ditën e sotme, 36 gradë celcius.

Tirana, Shkodra, e Berati do të shënojnë 35 gradë.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtesi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 - 2 ballë.

I nxehti afrikan, ja qytetet më të nxehta dhe ku mund të gjeni