Shpërndante kanabis në zona të ndryshme të Tiranës, vihet në pranga 23-vjeçari

Shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, në zona të ndryshme të Tiranës vihet në pranga 23-vjeçari.

"23-vjeçari me inicialet K. D banues në Tiranë pasi siguronte lëndën narkotike kanabis sativa, e ndante atë në porcione të vogla, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Tiranës", njofton policia.   

Kapja e tij u bë e mundur falë operacionit policor të koduar "Distribute",

Gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. 

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.