Lufta në Ukrainë, Rama për Francë 24: S'duhet të lejojmë të prekë Ballkanin, kanali më i cënueshëm në Europë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizionin francez Francë 24 pas vendimit të Këshillit Europian për dhënien e statusit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë dhe samitit për Ballkanit Perëndimor. Intervista është publikuar sot në faqen online por është dhënë më herët, ndaj dhe deklaratat nuk përkojnë me zhvillimet e fundit, ku kuvendi bullgar votoi sot heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut.

"Shqipëria, vend kandidat  për në BE që nga viti 2014, nuk ka bërë asnjë përparim në negociatat për procesin e anëtarësimit" shkruan Francë 24.  

Edi Rama, pohon mbështetjen e tij për vendimin e Këshillit Europian në lidhje me Ukrainën, “edhe nëse do të jetë një rrugë e gjatë”. 

Ai kujton gjithashtu udhëtimin e tij të fundit në Kiev me kryeministrat e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, tre vende anëtare të NATO-s. 

Por ai nuk ka fjalë mjaftueshëm të forta përballë vetos së Bullgarisë, e cila po bllokon progresin në negociatat për hyrjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, për shkak të mosmarrëveshjes me këtë vend të fundit.

 “Unë jam i hidhëruar për Bullgarinë, i trishtuar për Bashkimin Evropian, është një pafuqi që është e frikshme, kjo që po bën Bullgaria. Është një vend i NATO-s, i cili po merr peng dy vende të tjera të NATO-s, pikërisht në momentin kur ka një luftë në kufirin e Evropës, përballë 26 vendeve që nuk mund të bëjnë asgjë".

Një reformë “model” në drejtësi

Për çështjen e shtetit ligjor në Ballkan, të theksuar nga

Gjykata Evropiane e Auditorëve, ai insiston në progresin e bërë.

“Shqipëria është në ballë të rajonit, ne po zbatojmë një reformë në drejtësi të mbajtur nga të gjithë si model”.

Ai kujton se kjo reformë në drejtësi nuk kursen askënd, madje as disa politikanë të partisë së tij që ndonjëherë janë dënuar.

"Është një sistem gjyqësor që po fillon, nuk është ende në standardet e BE-së, por ai kryen hetime dhe gjykime."

Komuniteti politik evropian, "një ide e mirë"

Edi Rama mbështet propozimin e Emmanuel Macron për një komunitet politik evropian, të ndryshëm nga Bashkimi Evropian, për të forcuar lidhjet me vendet që nuk i përkasin ende BE-së.

“Kjo ide është e duhura: një komunitet politik me të gjitha vendet që janë pjesë e kësaj familjeje demokratike ose që aspirojnë të bëhen një dhe të jetojnë në të njëjtën shtëpi, por në kate të ndryshme, duke bërë së bashku debatet e mëdha”.

Kryeministri shqiptar kujton se Ballkani është i rrethuar në kufirin e tyre nga Bashkimi Evropian dhe se, për shembull, gjatë pandemisë nuk kanë marrë vaksina nga Unioni.

 “Duhet t'i drejtoheshim Turqisë, përndryshe do të kishim vdekje të panumërta.

Frika e një lufte të gjatë në Ukrainë

Për rezultatin e luftës në Ukrainë, ai parashikon një luftë të gjatë, e cila natyrisht kundërshton Rusinë dhe Ukrainën, por edhe vizionin imperialist të botës dhe atë të mbrojtjes së të drejtave të shteteve sovrane përballë kërcënimeve në territorin e tyre.

 Kjo luftë, tha ai, po teston durimin rus dhe perëndimor. Duke ditur se ne kemi "një komunitet të madh në botën e lirë, i cili mund të mos ketë durimin për të shkuar deri në fund përballë inflacionit dhe vështirësive, në një botë që kultivon egoizëm dhe nacionalizëm".

Lidhjet me Rusinë janë të ndryshme sipas vendeve të Ballkanit.

Shqipëria ka marrëdhënie minimale me Rusinë, nuk ka marrëdhënie tregtare, nuk ka furnizim të gazit rus, ndryshe nga Serbia, e cila është më afër Moskës.

Por sipas Edi Ramës kjo nuk duhet të njollosë lidhjet e tyre:

“Nuk duhet të lejojmë që kjo luftë të prekë Ballkanin, është kanali më i cenueshëm në Evropë”.