Gjendet një person i pajetë në Vjosë, identifikohet viktima

Një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit të Vjosës në Përmet.

Trupi i pajetë i përket një personi i identifikuar si Agim Pelushi 55 vjec.

Viktima raportohet se ka qenë emigrant në Greqi dhe sapo ishte divorcuar.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të nxjerrë trupin e pajetë nga rrjedha e lumit.