Mbytën Martinin me litar dhe e hodhën në rezervuar. Njëri nga të arrestuarit i bie murit me kokë në gjykatë
Gjykata e Korçës vendosi të mbajë të mbyllur në qeli tre të dyshuarit për vrasjen e 26 vjeçarit Martin Çeço, në Devoll, trupi i të cilit u gjet i hedhur në një rezervuar. Valter Mollaj i cili dyshohet se është ekzekutori i të riut për shkak të mesazheve me të dashurën e tij i binte murit me kokë teksa priste vendimin.
Korçë- Tre personat Bleti Angjo, 38 vjeç; Valter Mollaj, 43 vjeç dhe Edlir Mollaj, 35 vjeç u ulën sot në Gjykatë. Ata akuzohen se vranë 26-vjeçarin Martin Çeço, trupin e të cilit më pas e hodhën në rezervuarin e Kolanecit në Maliq.
Pas kafazit të xhamtë të gjykatës së Korçës që i la në burg qëndruan kokëulur ndërsa Edlir Mollaj i binte murit me kokë
Prokuroria në këtë fazë të hetimit i akuzon të tre për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim.
Por dëshmia e Bleti Angjos, në Polici sipas avokatit mund ti ndryshojë përgjegjesitë.
Ai ka rrëfyer se Martin Çeçon e vrau Valter Mollaj për shkak të xhelozisë për një vajzë.
"Valter Mollaj pretendohet se ka pasur marrëdhënie me këtë shtetase. Besoj nga xhelozia" tha avokati.
Bleti Angjo, sipas avokatit ka zbardhur edhe dinamikën e plotë të krimit të pasionit që u zbulua më 16 qershor 2022
"Kanë qenë në makinë dhe e kanë parë"
Jashtë gjykatës, edhe kunati i Bleti Angjos tregoi se 38 vjeçari ishte I shqetësuar pas zbulimit të trupit të 26 vjecarit në rezervuar.
Pasi mbytën 26-vejçarin me litar Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj tentuan të inskenojnë një skenë vetëvrasjeje, duke i lënë shapkat e tij jashtë rezervuarit ku hodhën trupin.
Krimi u zbulua nga një shenjë në fytin e të riut dhe dëshmia e vajzës që u bë mollë sherri.
