Rama - Kurti "bëjnë paqe": "Ballkani i Hapur" nuk na bashkon por as nuk na ndan

Edi Rama dhe Albin Kurti nuk lëvizën nga pozicionet e tyre kundërshtuese rreth ballkanit të hapur ku bën pjesë edhe Serbia por thanë se dallimet nuk janë pengesë për bashkëpunimin mes dy qeverive. Akuzave se punon për rrëzimin e qeverisë në Prishtinë Rama iu përgjigj se kjo mund të ndodhë vetëm nga protestat e Albin Kurtit. Pas mbledhjes së përbashkët Rama e Kurti theksuan se Tirana dhe Prishtina do të mbështesin maksimalisht ish krerët e UÇK-së që po përballen me akuza në Gjykatën e Hagës. 

Kryeministri Edi Rama pranoi nga Prishtina se Ballkani i Hapur është një çështje që e ndan me Albin Kurtin, por shtoi se këto dallime nuk e pengojnë bashkëpunimin me qeverinë e Kosovës

Edi Rama: Është e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk na bashkon por as nuk na ndan. Nuk është sekret që kemi këndvështrime të ndryshme por nuk na pengojnë që në marrëdhëniet bilaterale të ecim përpara. Ashtu sikundër porosia ime është që çdo gjë që jetësojmë në Ballkanin e Hapur ta jetësojmë dhe me Kosovën.

Rama nënvizoi se do të jetësojë me Kosovën çdo praktikë që jetësohet me Ballkanin e Hapur dhe foli për një autorizim "për të pasur korridor pa asnjë kontroll në pikën doganore.

Edi Rama: "Duam ta jetësojmë dhe me Kosovën dhe sa i takon tarifave doganore. Kosova ka kërkuar kohë dhe ne do ta bëjmë në mënyrë të njëanshme. Do ta hapim pa tarifa doganore kufirin për bizneset e Kosovës"

Qëndrimin e tij refuzues për projektin ku bën pjesë Serbia, Albin Kurti e shprehu hapur në konferencën e përbashkët pas mbledhjes së dy qeverive, kur tha se ndaj ballkanit të hapur nuk ka asgjë të re

Albin Kurti:'"Për çështjen e ngritur ajo është e një dimensioni tjetër dhe nuk kam asgjë çfarë tju them"

Rama iu përgjigj edhe raportimeve mediatike që paraprinë vizitën e tij në Kosovë se ka folur në Ohër për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit.

Edi Rama: "Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e Albinit, përsakohë nuk del në protestë kundër qeverisë së vet nuk ka kush e rrëzon"

Kreu i qeverisë së Kosovës, këmbënguli se për të më i rëndësishëm se Ballkani i Hapur është projekti i Hekurudhës Durrës-Prishtinë

Në këtë argument, Rama evidentoi para medias edhe gjatë konferencës ashtu si në mbledhjen e dy qeverive, një rastësi që ndodhi gjatë ekzekutimeve të himnit të Shqipërisë dhe Kosovës

Para medias Albin Kurti sqaroi pozicionin e tij ndaj ish liderëve të UÇK-së të akuzuar në Hagë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se Shqipëria do të hartojë një rezolutë për gjyqin në Hagë duke shtuar se akuzat kanë pasur nxitje propagandën ruse dhe deklaratat e Dick Marti

Rama evidentoi se bashkëpunimi Kosovë Shqipëri ka ardhur në rritje duke mos i kursyer kritikat për nivelin e mëparshëm të raporteve ekonomike.