Devoll/ Abuzoi me vajzën e tij të mitur, arrestohet 47 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2022, 14:39
Është arrestuar në flagrancë një 47 vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike mbi vajzën e tij.
Babai 47 vjeçar, banues në një fshat të Njësisë Administrative Qendër, Devoll ka tërhequr për flokësh vajzën, gjatë pyetjeve në prani të psikologut.
"Gazmend Xhaxhe ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur 12-vjeçare, të cilën dyshohet edhe se e ka ngacmuar seksualisht rreth 1 vit më parë", njoftoi policia sot (20 qershor).
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.