Berisha paralajmëron protesta dhe shton në vjeshtë primaret për kryebashkiakët

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot se “Vjeshta e parë do jetë periudha e fillimit të primareve për kandidaturat tona për Kryearët e Bashive”.

Berisha paralajmëroi protesta ndaj qeverisë duke u shprehur se ato janë në rendin e ditës.

“Unë në një takim që zhvillova me kryetarët e degëve, kërkova një veprimtari shumëplanëshe, sepse PD nuk mund të qëndrojë në një lloj veprimtarie. Koha e thërret atë të ketë një aktivitet shumëplanësh.

Protestat janë dhe mbeten në rendin e ditës të kësaj partie. Kjo jashtë çdo lloj dyshimi.
PD duhet të shfrytëzojë çdo lloj potenciali për objektivat e saj,” tha Berisha.

Sipas tij, vendi është në krizë, nga e cila po përfiton Edi Rama.

“Nuk janë çmime tregu këto, janë çmime të shushunjave të importuara nga koha e komunizmit, që asgjësojnë institucionet ligjore të ngarkuara për t’i dhënë përgjigje spekulimet. Kjo sepse Edi Rama me njerëzit e tij janë përfituesit kryesorë të rritjes së çmimeve,” tha Berisha.